Lajme

Bedri Hamza video me Kryetarin e Pensionistëve: 70 % rriten pensionet, do u njihet edhe stazhi i viteve 90-ta

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:10 / 28 December 2024

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke pirë kafe me Kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashin.

Hamza ka thënë se pensionet e moshës do të rriten 70%, ndërsa pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.

“Pensionet e moshës do të rriten 70%. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. Duke e rritur kujdesin për pensionistët tanë, ne nderojmë sakrificat e tyre dhe sigurojmë që shoqëria jonë të mbetet e kujdesshme dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj.

Kosova mundet ma mirë për pensionistët!”, ka shkruar Hamza.