Lajme

Befason Albulena Haxhiu, zbulon rezultatet e sondazhit të fundit – ja sa për qind të votave ka LVV

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:22 / 27 September 2024

Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare.

Kështu së paku ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në emisionin DPT te Fidani.

Ajo tha se ky rezultat është pa diasporën.

“Kur je t’u punu mirë, nuk ka se si të mungojë mbështetja. Mund të tregoj, nuk e di a ka dalë publikisht, se sondazhi i fundit nga UBO Consulting ka dalë 49 pikë diçka, pa mërgatën. I ka rreth 10 ditë, nuk e di a ka dalë publikisht, por unë e kam pa. Tash VV e di që do të ketë mbështetje maksimale nga qytetarët e nga mërgata”, tha Haxhiu.