Reagimi i plotë Mustafë Bajramit në rrjetin social facebook
Dorëhiqu Donika Gërvalla!
Janë disa gabime që i bëjnë politikanët e vendeve të ndryshme por që politika ndërkombëtare i falë.
Ose, nuk i merr për serioze.
I falë për shkak të papjekurisë së politikanit duke u shpresuar në te se do të pjeket e nuk do t’i përsërisë më ato gabime.
Nuk i merr për serioze kur konstatohet se llapsusi është lëshuar për konsume të brendshme. E këtë gjuhë e njeh mirë diplomacia ndërkombëtare, prandaj edhe nuk e merr për serioze.
Ama, janë disa veprime apo fjalë që diplomacia ndërkombëtare as nuk i harron, as nuk i falë kurrë. I kësaj kategorie ishte “gabimi” i Donika Gërvallës në raport me Bashkimin Evropian. BE-në e akuzoi me terme të poshtra klasike komuniste dhe foli me gjuhën e liderit të dikurshëm komunist kinez. Kjo do të mbahet në mend për gjatë kohë.
BE-ja këtë nuk do t’ia falë Kosovës.
Tanimë ekziston vetëm një mënyrë e pastrimit të këtij gabimi.
Donika Gërvalla duhet të dorëhiqet në mënyrë të parevokueshme. Ose të shkarkohet në mënyrë të menjëhershme.
Hapi i dytë që duhet ta ndërmerr Kosova është me sa vijon: Ministria e Jashtme t’i dërgojë letër Brukselit duke i kërkur falje, ndërsa qeveria të distancohet nga ajo që e ka thënë kryediplomatja kosovare.
Çfarë nonsensi!
Nga njëra anë Kosova harxhon mund e para e qytetarët ëndërrojnë për tu anëtarësuar në BE, e nga ana tjetër, kryediplomatja e vendit i thotë BE-së s’je kurkushi. Bashkim Evropian u quan tigër prej letre, me demek s’mund të bëjë asgjë, dhe s’ka kurfarë vlere.
Prandaj!
Dorëhiqu, Donika Gërvalla!
Ti më nuk je e denjë ta përfaqësosh interesin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
As interesin tim e të familjes sime…!