Lajme

Befason Kejvina Kthjella: Akside*tova dikë me makinë, e lashë aty dhe ika si zonjë në Vlorë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:50 / 28 December 2022

Modelja e njohur Kejvina Kthjella, e cila së fundmi është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP ka treguar duke qeshur një histori që në fakt është e frikshme dhe tronditëse. Në një bisedë me banorët e tjerë, ajo ka rrëfyer se ka qenë në kërkim për një kohë të gjatë pasi kishte shkaktuar një aksident.

Kejvina rrëfeu se asaj i kishte rënë një makinë, pasagjerët e së cilës kishin përfunduar për në spital, ndërsa tregoi se ajo nuk kishte duruar dot zonjën me makinën e së cilës ishte përplasur, por i kishte lënë duke u nisur për në Vlorë, pa e ditur në fakt se ishte shpallur në kërkim.

“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më ka ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Shumaker.

Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Policia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu.

Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Policia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat,”-tregoi Kejvina Kthjella.