11:24 / 29 August 2022
Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ashpër pas ngjarjes tronditëse, ku një e mitur u dhunua nga pesë persona.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se po të kishte vajzë, do të bëhej vrasës në këtë rast.
“Shyqyr që nuk kam vajzë! Shkurt, në këtë rast do të bëhesha vrasës”, shkroi Pozhari.
Postimi i plotë
Përdhunimi i 11 vjeçares nga 5 persona për 7 orë më bëri të them për herë të parë: Shyqyr që nuk kam vajzë! Shkurt, në këtë rast do të bëhesha vrasës.