Lajme

‘Bëhet i gjallë” – Heidi Baci publikon një video të Romeos duke i rënë pianos

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:47 / 29 May 2024

Romeo Veshaj duket se ka një hatërmbetje të madhe me produksionin e Big Brother VIP Albania 3.

Ai mungoi në ‘Post Big’ e veç kësaj nuk ka qenë i pranishëm as në festën e organizuar pas mbarimit të spektaklit.

Por, prezantuesi nga Vlora duket se po e shijon jashtë lidhjen me partneren e tij, Heidi Baci.

Kjo e fundit ka ndarë një video në InstaStory, ku shihet moderatori duke i rënë pianos.

“Më i miri”, i thotë në fund modelja.

Heidi në ‘Post BBVA’ tha së fundmi se do të rikthehet në Shqipëri për të qenë më afër Romeos.

Ajo theksoi se duhet të bëjnë një zgjidhje në mënyrë që të mbajnë romancën.