Lajme

Bëhet virale, momenti kur Egla trembet keq pasi Luizi tha jam banori i ri i BBV! (Video)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:45 / 23 March 2024

Luiz Ejlli ishte i ftuar special përgjatë gjithë ‘Prime’ në “Big Brother VIP” si opinionist i tretë dhe në fund të mbrëmjes u bë pjesë e shtëpisë, ku së bashku me Ledion Liçon i punuan një ‘rreng’ të vogël banorëve.

Ledioni tha nga studio se Luizi do të ishte banori më i ri i BBV3, ndërsa banorët nuk patën ndonjë reagim specifik përveç Eglës, të cilës nuk i pëlqeu aspak ideja.

Mimikat e Eglës gjatë qëndrimit të Luizit në shtëpi janë kapur nga fansat e tij dhe po qarkullojnë në rrjet.

Shiko videon: