5:20 / 3 February 2025
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që të votohet Koalicioni për Familjen.
Pacolli në Facebook ka shkruar se ky koalicion është mburoja më e fortë për familjen, vlerën më të shenjtë të kombit tonë.
“Këta burra, djem, vajza e gra do të qëndrojnë të palëkundur, për të mos lejuar që e keqja të legjitimohet në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.