6:12 / 1 November 2023
Për orë të tëra është bastisur nga EULEX-i banesa e këshilltarit të ish-presidentit, Artan Behrami dhe banesa e prindërve të tij.
Behrami ka reaguar pas bastisjes, duke thënë se kjo bastisje është politike që synon të mbulojë disfatën e Gjykatës Speciale, transmeton lajmi.net.
“Bastisjet politike janë bërë mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit. Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi!”, ka shkruar ish-këshilltari i Thaçit.