4:42 / 19 March 2026
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili tha se nuk ka Zajednicë përgjatë kohës së tij në krye te vendit.
Ai tha se në këto 5 vite, kryeministri e ka pranuar më pak se tri herë Zajednicën dhe me zotimin në letër.
Postimi i plotë:
Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën. Ndërsa, implementimin e saj e ka filluar që nga nënshkrimi i saj në Ohër.
Ama, zotimin në letër, me nënshkrim, me logo dhe vulë të shtetit të Kosovës e ka dhënë në këtë dokument!
Ti vazhdo me rima e me algjebra, ama dëmet që ia ke bërë Republikës së Kosovës janë të pariparueshme!