5:27 / 26 September 2025
Bekë Berisha, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, në një postim të fundit në Facebook ka njoftuar se është takuar sot me banoret e lagjes “Dardania” në Prishtinë.Berisha shkruan se me banorët e kësaj lagjeje kanë diskutuar për sfidat me të cilat të njejtit preokupohen dhe njoftoi se ka ofruar zgjidhje konkrete për jetën e përditshme të kesaj lagjeje.
“Mikpritje e ngrohtë në lagjen Dardania! 🤝Flakroni, si udhëheqës i biznesit lokal, na bashkoi në një kafe me banorë e familjarë.
Diskutuam hapur për sfidat që i preokupojnë, e Beka ofroi zgjidhje konkrete për jetën e përditshme të kësaj lagjeje”, shkruan Berisha.