Lajme

Bekë Berisha: Albin i dorëzo çelësat e lej pallavrat, u murr vesh puna jote

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:18 / 19 August 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video në Facebook, i ka dal në mbrojtje ministres Rozeta Hajdarit, pas arrestimit të dy zyrtarëve të MINT dhe afaristit Ridvan Muharremi rreth aferave për vajin dhe grurin.

Pas deklarimit të Kurtit, ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

Berisha i është drejtuar Kurtit duke i thënë që le t’i dorëzojë çelësat e t’i lenë pallavrat, sepse puna e tij u murr vesh.

Postimi i plotë:

Një qeveri pas luftës e pat shkarkuar ministrin më duket Numan Baliq ?

Ky zotëria le që protestojke si i pafajshëm por nuk e kthejke kerrin e ministrisë!

Edhe ti Albin dorëzoj çëlsat e lej pollavrat u murr vesh puna jote.