Lajme

Bekë Berisha: Vushtrria është në një moment kyç të zhvillimit andaj secili udhëheqës duhet të punojë për këtë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:25 / 24 January 2025

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka ndarë pamje nga tubimi në Vushtrri.

Berisha tha se Vushtrria, si një qytet i lashtë me një histori të pasur dhe trashëgimi kulturore të veçantë, ka qenë gjithmonë një nga shtyllat e rëndësishme të zhvillimit dhe identitetit në rajon.

“Vushtrria, tani është në një moment kyç të zhvillimit, andaj secili udhëheqës duhet të punojë për këtë” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Bekë Berisha kandidon në këto zgjedhje me numrin 8.

Postimi i plotë:

Vushtrria pas çajit, u mblodhën në tubimin e madh që u mbajt sot në Shtëpinë e Kulturës ‘Hasan Prishtina’.

Gjatë këtij tubimi, para tyre u prezantua kandidatura e Bekës dhe plani i përgjithshëm i partisë.

Vushtrria, si një qytet i lashtë me një histori të pasur dhe trashëgimi kulturore të veçantë, ka qenë gjithmonë një nga shtyllat e rëndësishme të zhvillimit dhe identitetit në rajon.

Vushtrria, tani është në një moment kyç të zhvillimit, andaj secili udhëheqës duhet të punojë për këtë.

#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8 #BekeBerisha