Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, ka reaguar pas deklaratave të Nexhmedin Spahiut, analist në Pressing të T7, i cili kërkoi që të hiqet flamuri kuq e zi dhe të vendoset flamuri kaltër e verdh në varrezat e dëshmorëve.
Jashari, që është edhe ish-kryetar i Komunës së Skënderajt, ka shpërndarë një fotografi me Besartën, vajzën e Hamëz Jasharit dhe të mbijetuares së epopesë legjendare të familjes Jashari.
Jashari ka shkruar “valo, o flamuri më i bukur në botë”.
Çka tha Spahiu?
“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës” – tha mbrëmë Spahiu.