Lajme

Bekim Jashari reagon ashpër për debatin Polici-Prokurori: Për çfarë leje, për mbetjet e Serbisë në Kosovë?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:06 / 15 January 2025

Gjatë ditës së sotme u zhvillua një debat për aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e komunave paralele, shkruan Gazeta Demos.

Ky reagim erdhi pasi nga Prokuroria u deklarua se nuk kanë dhënë urdhër për aksionin e Policisë.

Për këtë debat reagoi ashpër edhe djali i heroit Hamëz Jasharit, Bekim Jashari.

Ai, përmes një postimi në “Facebook”, pyeti se për çfarë leje duhej të merrte Policia.

”Për çfarë leje, për t’i luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë?”, pyeti ai.

Postimi i plotë:

Deri kur kështu?

25 vite pas çlirimit të vendit,
17 vite shtet.

Dëgjoj lloj-lloj deklarimesh, lajme e akuza:

“Veriun e vendit”
Aksionet e policisë i quajnë dhunë, presion, fashizëm, deri te krahasimi me Millosheviqin.

“Institucionet paralele”
S’ka marrë leje, ska urdhër të Prokurorit.
S’kemi prova a janë duke kryer vepra penale.
Për çfarë? Për të luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë.

Nuk kam fjalë për t’u shprehur.
Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?

Gjergj Fishta kishte thënë nga mllefi,
njëjt si unë sot:

“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”

Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të UÇK-së 🇦🇱