Lajme

Bekim Jashari:Turp, në çfarë gjendje e kanë sjellë një prej objekteve më të vjetra gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skënderaj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:12 / 12 September 2022

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari është shprehur i zhgënjyer me pushtetin aktual në këtë komunë që udhëhiqet nga PDK-ja.

Ai e quajti turp se në çfarë gjendje e kanë sjellë një prej objekteve më të vjetra dhe historike të Drenicës, gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj.

“Këta njerëz që nuk kanë turp dikur kishin plane për të rrënuar këtë objekt por i ndala dhe për më tepër e sigurova buxhetin për rinovimin e tij”, tha ai.

Sipas Jasharajt, pushteti aktual i Fadil Nurajt, në vend që të kujdeset për përfundimin e këtij projekti ja në çfarë gjendje e sollën atë.

“Vetëm rinovim nuk mund t’i thuash!”, shkroi Jashari në Facebook.