Veprimtari nga SHBA, kishte kritika për ambasadorin amerikan edhe për qasjen e tij dhe përkufizimin për Policinë e Kosovës, ku thoshte se po manipulohet dhe instrumentalizohet nga politika.

Po ashtu, tha se nëse Hovenier do të ‘përzihej’ në punët e Gjermanisë, siç po përzihet në Kosovë, do të përfundonte si Grenell.
“Një deklarate tjetër e juaja, zoti ambasador, që shkaktoi pezëm ishte ajo për Policinë e Kosovës, se institucioni më i besueshëm dhe më profesional në Kosovë po manipulohet dhe instrumentalizohet nga politika. Pra, policia më profesioniste në rajon, që e ngriti dhe e pajisi në këtë nivel profesional Amerika, e që tani ka arrit që të ketë rolin e suksesshëm të reaguesit numër një në Kosovë: të ruaj qytetarët e saj me dinjitet e pa dallim, rendin dhe ligjin, të luftoj krimin dhe kontrabandën, t’i thotë stop narkomafisë, të parandaloj furnizimet me armë të bandave terroriste, parandalimin e sulmit paramilitar si ai i Banjskës, dhe jo pa flijim të jetës. Kjo ishte përzierje, por jo aq flagrante sa e kualifikojnë disa.
Z. ambasador, po të përziheshit në punë të një shteti të fuqishëm e të konsoliduar si Gjermania, ju do të përfundonit si zoti Grenell, ish Ambasador që e dëbuan gjermanët, që më vonë do të vinte në Kosove si ndërmjetësues i dialogut, do ta kërcënonte Kosovën, dhe do të rrëzonte qeverinë Kurti I, në kohë pandemie, sipas The NYT, dhe Kurti pastaj të kthehej edhe më i fuqishëm derisa Grenell humbi kohën e vlefshme për asgjë””, shpjegoi ai.