Lajme

“Bënin pazare kriminale për ndërtime pa leje…”, pas bastisjes ironizon analisti: A thua Hajredin Kuqi, është shef i drejtësisë në Holandë?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:34 / 9 March 2024

Specialja ka kohë që papritmas po bastisë shtëpitë e disa prej emrave të lidhur me të arrestuarit në Hagë.

Dy ditë më parë u raportua se Sepcialja ka bastisur shtëpinë e Sulejman Selimit, Hajredin Kuçit, dhe mbrëmë ndaloi Sami Lushtakun të cilin më pas e liroi, duke i konfiskuar telefonin.

Kurse, analisti Gani Qarri ka ironizuar me Hajredin Kuçin, i cili e ka quajtur këtë bastisje si “takim pune”, duke i thënë se ndoshta Kuçi tani është shef i drejtësisë në Holandë.

“Hajredin Kuqi, duke ëndërruar se jeton akoma në kohën kur ai ishte ministër i Drejtësisë dhe politikanët e paprekshëm të  Kosovës, bënin lirshëm pazare kriminale për ndërtime pa leje, në parkun kombëtar “Sharri” me ligjet e Serbisë, duke e paguar me mbi 1 milion euro, ish kryetarin e Shtërpcës Bratisllav Nikoliqin, edhe bastisjen në shtëpinë e tij nga zyrtarët e Gjykatës Speciale, e quajti si një “takim pune”, athua H.Kuqi, tani është shef i drejtësisë në Holandë?!