3:01 / 13 May 2024
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se çështja e dinarit nuk është dashtë të shkojë fare në dialog.
Beqa në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kjo çështje do të duhej të zgjidhej përmes BQK-së dhe Republikës së Kosovës.
“Kjo çështje është dashtë të mos shkojë hiç në dialog, por të zgjedhet brenda Bankës Qëndrore dhe Republikës së Kosovës, është kohë e humbur e deligacionit të Kosovës sikur kohën që e ka humbur edhe në shumë raste tjera”, tha Beqa.
Sipas Beqës, Kosova do të duhej të fokusohej më shumë në anëtarësimin në KiE dhe në heqjen e sanksionve.
Tutje, ai shton se Qeveria e Albin Kurtit duhet të përfundojë mandatin sa më shpejt.