Lajme

Beqiri: Nuk iu besoj sondazheve, votuesit me shumicë do t’i kthehen LDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:04 / 18 December 2024

Kandidati i LDK-së për deputet, Ismet Beqiri, ka deklaruar se nuk iu beson sondazheve për shkak se sipas tij sondazhet më të mira janë në terren.

Beqiri është shprehur i bindur se votuesit do t’i kthehen me shumicë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Për mua janë të pabesueshme për shumë arsye nuk merrem me këtë, ju e dini se UBO e ka huqur disa here por nuk po e them se e ka huq për shkak se e ka vendosur VV-në me këtë përqindje por në të kaluarën nëse kthehemi pas ju jeni dëshmitar se e kanë huq edhe për Prishtinë edhe për disa palë zgjedhje tjera sidoqoftë unë mendoj se sondazhet më të mira po i shohim në terren. Unë besoj se qytetarët mbi të gjitha një numër i votuesve të cilët kanë shkuar sepse ne nuk mund ta mohojmë faktin që VV-ja në vitin 2021 i ka marrë këto vota shumicë falë edhe presidentes aktuale e cila formoi parti por ne jemi të bindur që ai numër bukur i madh do ti kthehen LDK-së dhe jam i bindur që as Lista Guxo as LVV-ja nuk kanë gjasa t’i marrin votat që i kanë pasur. Jam i bindur që votuesit me shumicë do t’i kthehen LDK-së”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.