Lajme

Berat Buzhala shkon në Hagë, reagon Naim Miftari, ia përmend deklaratën kur frikësohej nga vra.sja prej Hashim Thaçit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:01 / 17 August 2024

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj Berat Buzhalës, i cili ishte për vizitë në Hagë të Hashim Thaçi.

Miftari ia përmend deklaratën e Buzhalës i cili kishte deklaruar se po dëshiron ta vrasë Hashim Thaçi.

Po ashtu, Miftari flet edhe për burgosjen e babait të Buzhalës, ku priste Berati gjatë luftës para burgut të Likovcit.

Postimi i plotë:

Berat, tërë jeta jote po të kalon duke pritur para ndonjë burgu. Dikur, sipas teje, prisje para Shtabit të Përgjithshëm në Likovc, pastaj para burgut të UÇK-së me tulla të kuqe në Rakovicë, ku shkoje me një traktor të dobët ngjyrë hiri, duke pritur të merrje vesh për fatin e babait tuaj, Bashorin, i cili gjatë luftës së vitit 1998 kërkonte ndihmë nga Milicia Serbe në Klinë. Ai ishte shpëtuar nga më e keqja nga dëshmori Mujë Krasniqi!

Ndërsa sot, në vitin 2024, po pret para burgut të Hagës për të takuar liderin politik të UÇK-së, atë që në vitin 1998 në Likovc donte të pushkatonte babanë tënd, dhe para disa viteve, saktësisht më 24 tetor 2018 në ora 20:29, deklarove se donte të vriste edhe ty. Tani ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket Berat, i ke ngatërruar mjaft shumë baballarët gjatë këtyre viteve!