Lajme

Berisha: Çka mundesh me prit prej Abdixhikut ? Asgjë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:59 / 29 June 2023

Gazetari Ridvan Berisha ka kritikuar qasjen e LDK-së e PDK-së karshi tensioneve të veriut, duke thënë se për këtë këtyre dy forcave opozitare u mungon kauza ndaj kësaj çështje.

Berisha ka vazhduar me kritika ndaj kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku që sipas tij, po akuzon mediat e gazetarët duke mos pasur çfarë t’i bëjë qeverisë, transmeton Gazeta10.

“Dy partitë e mëdha opozitare, LDK e PDK, s’kanë kohezion e mirëkoordinim. Cila është kauza e tyre? Shikoje sot cfarë thotë Lumir Abdixhiku, lëshohet në deklarata të tilla kur akuzon gazetarët e mediat të paguar nga pushteti. Kur s’ki qa i bënë gomarit, mëshoj samarit. Do të befasoheni, por unë jam për sundim të ligjit.”, u shpreh Berisha në Politiko.

Por, ai pavarësisht kritikave edhe ndaj qeverisë së Kosovës, ai tha se ajo çfarë po bënë qeveria në veri duke i mbrojtur kryetarët e rinj, është gjëja e duhur.

“Unë s’kam pasur pritje otopike se kjo qeveri do të ndryshojë situatën për brenda, e as në me ndërkombëtarët. Kurti në veri po e bën gjënë e duhur.”, tha tutje ai.