Lajme

Berisha i LDK-së: Qeveria do të gjejë një gënjeshtër të re sot për temën e targave serbe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:52 / 20 November 2022

Anton Berisha nga departamenti i LDK-së, për Politikë të Jashtme, ka thënë disa fjalë për takimini e mundshëm të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi në Bruksel për çështjen e targave.

Berisha ka thënë se edhe sot Qeveria do të gjejë një gënjeshtër për targat.

Kujtojmë se jemi në orët e fundit të fazës qortuese të vendimit për targat.

Në male bie shi, në fusha ka mjegull…

Petriti (Ruka), na thoshte:

O zot, sa e gjatë është dita përpara…ku do pimë kafenë?

Në qytet shi e mjegull, shtëpitë me drita të fikura e të ftohta.

Qeveria do të gjej njē gënjeshtër të re për sot, të ngrohë shtëpitë shqiptare me temën e targave serbe e të heq terrin me ligjërime iluministe. Kafja do piçet në zjarrin e druve.

Kurti, nuk është këndejpari, me trurin mjegull moti është nisur në Bruksel, ne rrimë këtu. Ende nuk kemi thënë: Mjaft!