Lajme

Berisha i PDK-së: Ngjarjet në veri, të harmonizuara mes Kurtit e Vuçiqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:41 / 3 June 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha mendon se ngjarjet në veri janë të harmonizuara.

Ky harmonizim, gjithnjë sipas Berishës është bërë nga kryeministri Kurti e presidenti serb, Vuçiq.

Në një paraqitje për lajmi.net, Berisha shtoi se të dy krerët, kanë edhe arsyet e veta për këtë situatë të krijuar, nga e cila, sipas tij mundohen të përfitojnë.

“Krejt kjo është skenë e harmonizuar mes Vuçiqit dhe Kurtit. Ai për të mbetur në politikë, e ky për ta implementuar Zajednicën”, tha ndër tjerash ligjvënësi kosovar.

Për më tepër, ndiqeni paraqitjen e tij të plotë për lajmi.net.