Lajme

Berisha i reagon LVV-së: Revolucioni i ha bijtë e vet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:31 / 25 February 2023

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha ka reaguar ndaj fyerjeve nga aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha ka thënë se këto ofendime në drejtimi të tij janë duke ardhur nga “klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje”.

“Revolucioni i ha bijtë e vet! Është normale një reagim me fyerje nga klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje”.

“Të vrasësh apo shtyesh në vrasje te dy djemtë Dehari, të ua zhdukësh mostrat nga laboratori i Mjekësisë Ligjore që është në kompetencë direkt të Ministrisë së Drejtësisë, e ta etiketosh me gjuhë fyese, njeriun/deputetin i cili të kërkon llogari në Kuvend për krimet monstruoze të natyrës revolucionare vrasje për të ardhur në pushte, është i pakët fjalori i “vrasësve revolucionar” që u ka ardhë dita!”, ka shkruar në Facebook Berisha.

Më tej Berisha ka thënë se LVV-ja kanë orgjinë ideologjike nga shpellat e Karpateve e kanë okupuar Tempullin e fjalës së lirë.

“Po ju them këtu, meqë sot, kuvendin e Republikës së Kosovës Tempullin e fjalës së lirë e ka okupuar egërsia, ku më as autoriteti i Kryetarit nuk arrinë të krijojë mundësinë e reagimit konstruktiv, se në rastin e parë të ardhjes së PDK në pushtet, do të hetoheni për këto “mostra” dhe të gjitha veprat tjera që po i konsumoni për ditë, edhe s’do të keni qare pa i gjetë, edhe nëse i keni futur atje në shpellat e Karpateve prej nga e keni origjinën ideologjike”, ka përfunduar deputeti nga PDK-ja.