Lajme

Berisha kritikon Kurtin: Me mashtrime erdhi në pushtet, me mashtrime do të largohet nga pushteti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:30 / 8 October 2024

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti për rritje të pensioneve.

Ai ka vlerësuar se një gjë të tillë e ka bërë në ditën kur Qeveria ka hequr masën e sigurisë për mallrat serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se mashtrimi më nuk kalon.

“Mashtrimi nuk kalon! Rritja e pensioneve ditën kur vendosi me e hekën bllokadën mallrave të Serbisë, është loja e radhës nga Albini, loj e cila mund t’i shitet vetëm te analfabetët e sektit të tij. Me mashtrime erdhi në pushtet dhe me mashtrime do të ik nga pushteti!”, ka shkruar Berisha.