Lajme

Berisha: Luani i shqiptarëve po zgjohet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:33 / 16 January 2024

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha prej 15 ditë është në arrest shtëpie

Prej asaj dite, dhjetëra qytetarë janë duke u mbledhur para banesës së tij.

Në fjalën e tij nga dritarja, Berisha u tha atyre se “me qëndresën tuaj dhe guximin që po tregojnë çdo ditë Shqipëria do të qëndrojë në këmbë dhe do të shpëtojë nga diktatura”.

“Luani i fjetur i shqiptarëve po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracinë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar”, tha Berisha në fjalën e tij.

Ai shprehu mirënjohje edhe për deputetët e opozitës, të cilët sipas tij, po zhvillojnë betejën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë parlamenti.