Lajme

Berisha: Me bë koalicion me Albinin është si me bë me Serbinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:36 / 20 February 2025

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike sonte ka folur në lidhje me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjes, nga Nisma dhe LDK-ja.

Ai është shprehur se për LDK-në s’mund të thotë asgjë, mirëpo për Nismën, tha se kjo nuk është punë që bëhet, pasi sipas tij koalicioni me Albin Kurtin është i barabartë me bashkëpunimin me Serbinë.

“Unë për LDK-në nuk mund të them, por për Nismën, kështu po iu shnoshi, flini rehat, se kjo punë nuk bëhet. Unë nuk besoj se një subjekt që i takoj mund të kontribuojë në dëmtimin edhe të mëtejshëm të Kosovës, siç është dëmtuar në këto katër vjet. Koalicioni me Albinin është njëjtë si me bë me Serbinë”, u shpreh tutje Berisha në Klan Kosova.