Lajme

Berisha me kritika ndaj Osmanit: Nuk foli se është femër, s’ka kapacitete të zotësisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:53 / 1 August 2022

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur për presidenten Vjosa Osmani dhe punën e saj si shefe e shtetit.

Ai ka kritikuar të parën e vendit duke thënë se ajo nuk e ka as një përqind të zotësisë që të përballet me kësi situata sikur ajo e veriut.

Megjithatë, ligjvënësi opozitar thotë nuk flet për të se “ajo është femër”, raporton Paparaci.

Ai shpreson që nuk e kanë parë armiqtë fotografinë kur është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare sepse sipas tij, do të thonë “çu t’i marrim se nuk paska gjë”

“Vjosa Osmani në këtë gjendje që jemi, që është shumë serioze, d.m.th me u përmbyll problemet e Kosovës, dmth me armikun me nda kufinin me u pavarësu me kah kejt, edhe me ardhë puna mu kon presidente Vjosa Osmani, unë nuk foli tash se ajo është femër. Mirëpo, nuk e ka as 1% kapacitetin as të zotësisë për me u përball me ato situata”.

“Sot ish mbledhë Këshilli i sigurisë, shpresoj që nuk e kanë pa ata armiqtë, hiq mos me pasë njetë kur t’i shohin fotografitë qato thonë çu shkojmë t’i marrim se nuk paska gjo”, shtoi Berisha në Kanal 10.