Ballina

Berisha: O Albin zeza, arsimtarët e kanë mundur edhe Millosheviqin…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:39 / 25 August 2022

Njoftimi i plotë i Hisen Berishës

Provokimi i situatës përmes tashmë provokimit të punëtorëve të arsimit dhe të tjerë, nga ana e Albinit, është një tendencë për t’ua mbyllë gojën ose për ti nxitur në demonstratë kundër qeverisë, duke i krahasuar ata me protestuesit serbë në Veri!

E kënd?!Arsimtarët, puna e të cilëve është në themelet jo vetëm të Republikës së Kosovës por edhe të çdo familje shqiptare kosovare!
Këta burra e kanë mundur Millosheviçin me 200.000 ushtarë e polic o Albin zeza!Kërkesa e tyre për mbijetesë në këtë kohë krize, e ka mbështetjen time shpirtërore e humane!
Jam me Ju të dashur arsimtarë dhe do ta ndaj rrogën time të deputetit, me dy prej jush që mi cakton sindikata.Shembja e qeverisë së mashtrimit kombëtare, e qeverisë Kurti, duhet të dalë nga dyert e Universitetit, nga dyert që bëjnë të shndrisë Dielli i lirisë për kombet e pushtuara nga regjimet totalitare a autokratike!