Lajme

Berisha: Pas “prevarantit” Abazoviq, radha është e vëllait të tij siamez në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:48 / 20 August 2022

Dritan Abazoviq u shkarkau dje nga qeveria në Mal të Zi.

Ish-dipomati Anton Berisha ka thënë se me rrëzimin e Dritan Abazoviqit, tash është koha që të bie edhe bashkëvendasi i tij në Kosovë, Albin Kurti, që sipas Berishës ka gënjyer se është politikan patriot, anti-korrupsion dhe anti-krim.

Shkrimi në Facebook:

“Mbi të gjitha, mos gënjeni veten.” – thoshte gjeniu Dostojevski.

Tash qe “prevaranti” Abazovic me rrezimin nga pushteti kuptoi se duke genjyer te tjeret se eshte politikan me koncept qytetar, anti korrupsion e anti krim, e krejt ne fund tha se është edhe shqiptar, ne fakt ka genjyer veten.

Tash rradha eshte qe vellai siamez i tij politik, nje “prevarant” tjeter bashkvendas i tij, Albin Kurti pas gjithe gënjeshtrave se është politikan patriot, antikorrupsion, antikrim, antinepotizem e duke qene vetem nje mashtrues qe keqqeverisë e sorrollatet kot neper bote ne kohe pune, do te kuptoj, se duke i gënjyer të gjithë të tjerët, ne fund do te gënjej veten.

Kjo ndodhi sepse malazeztë e kuptuan shpejtë thënien e të mençurit Platon se “masa e një njeriu është ajo që ai bën me pushtet”, perderisa si zakonisht ne shqiptareve na duhet pak me shume kohe, por nuk kam dyshim rrezimi i vellait siamez do te ndodhe.