Ballina

Berisha: Vetëvendosje me Listën Serbe i përjashtuan veteranët nga ligji…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:13 / 15 July 2023

Bekë Berisha: Në koordinim me Listën Serbe, Vetëvendosje përjashtoi veteranët nga ligji

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar, siç ka thënë ai, “dakordimin në mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe për veteranët”.

Berisha përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky koordinim është bërë për t’i lënë jashtë ligjit veteranët e UÇK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t’i lënë jashtë Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Berisha.

“Goxha fort i kemi pasë thy dhëmbët tu i mbrojtë veteranët. Boll shumë e kishit pasë votu Jugosllavinë. Anakronike, mashtrim apo realitet i hidhur…”, shtoi ai.