Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” gjatë bashkëbisedimit me moderatorin Beti Njuma deklaroi se në këto 34 vite në politike, eksperienca më e pasur e tij është ajo elektorale.“Të vijmë tek këto të fundit, flasim për zgjedhje, por bëhet fjalë për një farsë.
Kemi arritur ta denoncojmë me fakte të fuqishme të së djathtës ndërkombëtare dhe të qendrës së djathtë.Janë 4 rezoluta të tyre në të cilat zgjedhjet damkosen si farsë.
Më 30 prill, 80 parti të së djathtës votuan rezolutën në të cilën thuhet se Edi Rama shtyp demokracinë, se Edi Rama po blen vota me kanabis, se dha 100 e ca licenca, po blen vota me punësime, se ka krijuar sistemin e patronazhostëve që bjen në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.Pra, këto zgjedhje u damkosën si farsë.
Rezoluta thekson se Edi Rama për të marrë mandatin e katërt përdori terrorin politik, duke arrestuar dhe përndjekur 3 kryetarë të opozitës”, u shpreh ndër të tjera kryedemokrati Sali Berisha.