Lajme

Besnik Tahiri: Asnjë parti nuk do zgjedhje – Kosovës i duhet një president që e ndal “kapjen e shtetit”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:21 / 27 February 2026

I ftuari i radhës në emisionon BlicIntervieë me Astrit Gashin, ishte Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, raporton GazetaBlic.

Tahiri ka deklaruar se asnjë parti politike në vend, nuk dëshirojnë që të shkojnë në zgjedhje.

Sipas tij, në veçanti LVV është e vetëdijshme se nuk mund ta konfirmojë më rezultatin e mëparshëm zgjedhor dhe për këtë arsye ka nevojë për një kandidat për president që kalon disa filtra të justifikimit publik dhe politik.

Ai theksoi se AAK do të tregohet e kujdesshme në këtë proces, duke shtuar se partia që ai përfaqëson nuk synon të bllokojë shtetin dhe as nuk munden.

“Koha kur mendon se dikush një ambasadë do të sjellë një zarf, do të vjen një emër, tash nuk ekziston më. Asnjë parti politike, duke e përfshi edhe LVV edhe kampin opozitarë, PDK, LDK dhe AAK nuk dëshirojnë me shku në zgjedhje. Sidomos LVV e cila e dinë se nuk mundet ta konfirmoj më këtë rezultat, ata kanë nevojë të jashtëzakonshme që të kenë një kandidat i cili potencialisht i kalon disa filtra të një justfikimi publik dhe politik në pozicinin e presidentit, kjo i bashkon. Në këtë pozicion Alenaca do të tregohet e kujdeshme, për shkak se nuk jemi për me blloku shtetin dhe as nuk mundemi me blloku sepse fatkeqësisht për Kosovën na nuk kemi një fuqi të madhe të deputetëve në Kuvend”, vlerësoi ai.

Ai ka shtuar se Kosovës i duhet një president që e ndalon kapjen e shtetit, ku thekson se opozita në asnjë rrethanë nuk duhet të validojë kapjen edhe të këtij institucioni.

“Kosovës i duhet një president i cili apo e cila e ndal kapjen e shtetit, për këtë arsye ne si parti opozitare në asnjë situatë dhe rrethanë nuk duhet të validojmë kapjen edhe të këtij institucionit. Në vitet që po vijnë, me një fuqi të konsolidume në qeveri, me një tendecë serioze me i kap me i uzurpu institucionet e pavarura, edhe gjygjësorin do të bëhej një katrahurë, nuk do ti ndihmonte, kjo situatë, këto institucione. Kur zoti Kurti dhe LVV e ka në dorë qeverinë, presidencën, Kuvendin, institucionet e pavarura atëherë me të vërtetë do të ndodhte një kapje e shtetit e cila realisht do të dëmtonte në esencë demokracinë dhe të arriturat që i ka Kosova sot”, përfundoi ai.