Nën kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.Tahiri thotë se gjuha që përdori Ramush Haradinaj ndaj Kurtit gjatë fushatës, partisë nuk i solli rezultate edhe aq të mira, sepse ajo gjuhë nuk kalon tek populli i Kosovës edhe pse sipas tij shumë elemente që thuhen janë të sakta.
“Rezultati të tregon se a ka qenë mirë a keq, rezultati tregon që i ki 5 deputetë dhe ke ra në 7%, në qoftë se ka qenë qajo gjuhë dhe ajo qasje e mirë është dashtë me pas më shumë. Nuk ka rëndësi e vërteta, ajo çka flet zoti Haradinaj dhe ne çka folim për dobësimin e Kosovës, sanksionimin e Kosovës nga BE, për nepotizimin krejt këto janë elemente të cilat i qojnë mulli dikuj tjetër, por ajo gjuhë nuk kalon te populli i Kosovës, edhe pse shumë elemente që thuhen janë të sakta, por ajo gjuhë shihet që nuk ka prodhu rezultat”, tha ai.Tutje ai për Ramush Haradinaj thotë se është njeriu i cili që nga pas lufta ka dhënë më së shumti kontribut për këtë vend, dhe prandaj qytetarët nuk dëshirojnë ta shohin me këtë gjuhë.
“Rezultati tregon a ka qenë mirë a keq ajo gjuhë, ata që i thonë kryetarit hajt se mirë është pse nuk dalin vetë me thanë ashtu, për me kuptu le të dalin ata vetë lë të thojnë. Ramush Haradinaj për mendimin tim është njeriu që mas luftës ka dhënë më së shumti kontribut për këtë shtet, dhe njerëzit nuk dëshirojnë me pa këtë gjuhë, dhe ajo gjuhë shihet që nuk i ka shku në funksion”, u shpreh Tahiri.Ndër të tjera ai thotë se janë subjekti i vetëm politik të cilët kanë qëndrime për çdo temë.
“Ne jemi subjekti i vetëm politik që kemi qëndrim për gjithçka. Ne nuk kemi qëndrime statike për inati por ne kemi qëndrime të cilat realisht i kanë dhënë mundësi Kosovës, në këtë rast unë mendoj që mundësinë e kemi humb dhe jemi në një situatë shumë të rëndë edhe me bllokim të Kuvëndit por njëkohëissht edhe me sitatën që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë”, përfundoi ai, raporton GazetaBlic.