1:42 / 29 March 2026
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka folur në lidhje me situatën ekonomike në Kosovë.
Sipas Tahirit, qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve.
“Rritja e çmimeve të konsumit është goditje e madhe për qytetarët. Qytetarët e Kosovës, kur janë çmimet e larta, blejnë më pak – që nënkupton prodhim më pak, që nënkupton se ekonomi ka më pak,” deklaroi Tahiri gjatë konferencës për media.
Tutje, ai ka vlerësuar se edhe bizneset po qarkullojnë më pak.
“Po ashtu nënkupton se bizneset janë duke u përballur me ulje të qarkullimit dhe me rënie të shitjes dhe rritje të stokut sepse s’ka para me ble,” shtoi Tahiri.