Lajme

“Biden zgjohu”! Analisti amerikan ka një thirrje të fuqishme pas sulmit serbë në veri të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:00 / 28 September 2023

Analisti Edward Joseph tha në një intervistë për Euronews Albania se dhuna e përdorur nga serbët në veri ndaj ushtarëve të KFOR duhet të zgjojë Kongresin Amerikan dhe administratën e Biden.

Sipas tij, tërheqja e trupave amerikane nga Kosova do të ishte një gabim i madh dhe një dritë jeshile për Serbinë për të vijuar sulmin.

“Ne e pamë çfarë ndodhi në 29 maj, sulmet e ashpra që ndërmorën nga pala serbe ndaj KFOR. Të paktën 1 anëtar hungarezi KFOR humbi këmbën, mund të ishin vrarë dhe kjo duhet të zgjojë Kongresin Amerikan dhe administratën e Biden.

Ne kemi trupa amerikane në terren në Kosovë. Unë kam qenë një ushtar amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë. SHBA duhet të ketë shumë të kujdes për trupat e tyre që janë thelbësore në Kosovë. Nuk mund t’i tërheqin, kjo do të ishte një dritë tjetër e gjelbër për Beogradin për të vijuar sulmin”, tha analisti.