Lajme

Big Brother merr vendimin pas sherrit mes Merit dhe Rozës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:14 / 20 January 2024

Vëllai i madh ka vendosur që Meri të shkojë automatikisht në nominim, bashkë me banorët e tjerë që do të nominohen sot në fund të spektaklit.

Vendimi vjen pas debatit të ashpër që  Meri Shehu pati me Roza Latin, ku kjo e fundit tha se u qëllua me shuplakë. Debati agravoi me debate të njëpasnjëshme, ofendime dhe kërcënime.

Big Brother duket se ia ka lënë zgjedhjen publikut, të vendosin nëse Meri ka apo jo të drejtë kur thotë se nuk ishte shuplakë, por në kuadër të shakasë.