Lajme

Big Brother VIP: Kiara befasohet për ditëlindje me interpretim ‘live’ nga Luizi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:24 / 17 January 2023

Moderatorja Kiara Tito feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 27-të.

Dhe për këtë ditë të veçantë, për të ishte përgatitur një befasi shumë e madhe.

Fillimisht kanë qenë familjarët e saj (prindërit dhe vëllai) që nga Italia ai kanë dërguar një video-mesazh urimi bukuroshes së BBVA.

Më pas, prezantuesja Arbana Osmani e ka ftuar Kiarën që të shkojë në oborr për surprizën e radhës, ku e priste këngëtari Luiz Ejlli – konkurrenti që mundohet tash e a kohë t’i përfitojë zemrën.

Artisti shkodran ka interpretuar live për Kiarën këngën “Perfect” të Ed Sheeran në shenjë dedikimi për simpatinë e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.