Lajme

Bilall Sherifi: Albin Kurti dëshiron ta rrënojë këtë shtet dhe ta krijojë Republikën e re

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:20 / 9 November 2022

Në video-podcastin e radhës të Ilir Mirenës, realizuar nga Periskopi, jashtëzakonisht interesant vjen Bilall Sherifi i Nismës, i cili analizon situatën aktuale të vendit tonë karshi Serbisë, nga një këndvështrim krejtësisht jo të zakonshëm – duke qenë edhe si anëtar i delegacionit të Kosovës në negociatat në Vjenë, nga të cilat, doli Pakoja e Ahtisaarit.

Sherifi në këtë video, thotë se Kurti po synon Republikën e re që rrjedhimisht, thotë se nuk është dhe nuk ka qenë kurrë kundër ndarjes së Kosovës.

Kurti është anti-shtetëror, ai nuk e do këtë shtet, ai dëshiron që mbi gërmadhat e Republikës që ka dalë nga Pakoha e Ahtisaarit, të krijojë një shtet tjetër”, thotë Sherifi në këtë intervistë pos tjerash.

“Në situatën e krijuar së fundmi, fatkeqësisht nuk do të fajësohet vetëm Serbia, por fajtore do të shihet edhe Kosova. Kurti, nuk ishte as vetë pro planit franko-gjerman, por gaboi në hapa”, thotë veç tjerash Sherifi.