Lajme

“Bisedë me rëndësi për Kosovën” – Osmani takohet me Sekretarin Rubio në pritjen e Trumpit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:18 / 24 September 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin Marco Rubio, në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump. Lajmi u bë i ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton KosovaNews.

“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump,” shkroi ajo.

Ky takim vjen në një periudhë me rëndësi për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Rubio njihet për mbështetjen e tij ndaj Kosovës dhe kjo bisedë sinjalizon thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.