Lajme

Bisedë me Trump në prani të Macron, Osmani: Kosova mbështetet në udhëheqjen e fortë të ShBA-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:42 / 8 December 2024

Presidentja Vjosa Osmani foli për udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa tha se e ka përgëzuar presidentin Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa qëndroi në Paris për ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonik Notre Dame, ajo u takua edhe me Emmanuel Macron. Me Trumpin, shihet se ka biseduar edhe në prani të presidentit francez.

Osmani tha se ishte nder ta takonte Trumpin dhe ta uronte “në emër të popullit të Kosovës”.

“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë”, shkroi presidentja në një postim në X.

“Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për ta promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”.