9:04 / 12 December 2023
Faton Bislimi, anëtar i LDK-së, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të partisë së tij, Lumir Abdixhikut dhe kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, “babai ideologjik” i Kurtit dhe Abdixhikut është një dhe i njëjti, transmeton lajmi.net.
Këtë e ka thënë Bislimi duke i krahasuar dy deklarata, një të Kurtit dhe tjetrën të Abdixhikut.
“”Babai ideologjik” i tyre është një dhe i njejti! Unë besoj vetëm në një aleancë të pazëvendësueshme
për shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti — atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Respekt për të gjithë, por siç ka thënë Kissinger, “kur dua të bisedoj me Evropën, kë e telefonoj?” Në Amerikë, adresa është e sakt, dyertë janë të hapura: Capitol Hill, Ëashington, DC, nga edhe vije frymëzimi im politik si dhe përvoja më unike për mbi dy dekada rresht.”- shkroi Bislimi.