Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Ramiz Tafilaj ka thënë se miqësia me SHBA-të nuk do të prishet sepse të gjithë presidentët e ndjekin të njëjtën strategji
“Përfundimi do të vjen mirë, dëshirojmë një gjë të tillë, po apo jo, Kosova do të formohet”, ka thënë ai.
Sipas tij, shtetet perëndimore në fjalinë e parë të tyre i japin të drejtë Kosovës edhe mandej vazhdojnë me kërkesat e tyre.
A qëndron prapa kryeministrit, Kurti, Amerika?
“Absolut që po, duhet me qendru edhe SHBA-ja edhe Perëndimi, sepse SHBA-ja nuk mundet me qenë kundër një të drejte demokratike, mundet të mendoj me ndryshe, por jo të thotë ti je shumë keq edhe nuk bënë kështu”, ka theksuar Tafilaj në Personale te Krenare Vokshi në RTV Dukagjini.
Sipas tij, Amerika i çmon njerëzit që e thonë mendimin e tyre.
“Nuk është në rregull që një shtet si Serbia me lëshu traga për Kosovën”, ka thënë ai.
Sipas biznesmenit nga Amerika, miqësia me SHBA-të nuk do të prishet edhe nuk ka rëndësi se kush është president në Shtete e Bashkuara të Amerikës, pasi që të gjithë presidentët e ndjekin strategjinë e ShBA-së, ka përfunduar Tafilaj.