10:16 / 14 June 2024
Ish-kryeministri britanik, Toni Blair ia ka drejtuar një letër presidentes Vjosa Osmani pas vizitës që e pati në vendin tonë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai tha se është ndier i nderuar me ardhjen në Kosovë dhe pëer prezencën e tij në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka uruar se do të takohet prapë me Osmanin.
“Doja të shkruaja për t’ju dërguar falënderime dhe mirënjohjen time më të sinqertë për pritjen e vizitës sime dje në Kosovë. Ishte kënaqësi të takohesha me ju dhe një nder i vërtetë t’i drejtohesha Parlamentit me ftesën tuaj gjatë kësaj jave historike. Isha shumë i nderuar që mora gurin e kristaltë, cili do të vendoset në raftin tim krahas atij që më dha Presidenti Rugova”, thuhet në njoftim.