Lajme

Bledi fiton zemrat e shqiptarëve: Dua të largohem nga shtëpia, nuk dua të ndaj çiftin Luiz-Kiara

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:38 / 21 February 2023

Në nisje të prime-it të sotëm të Big Brother VIP Albania, ishte gazetari Bledi Mane ai që bëri një monolog shumë të fortë që banorëve, por që iu duk paksa i çuditshëm të gjithëve. Ai tregoi se si i duken tre banorët kryesorë të shtëpisë, që nga Luizi, tek Armaldo e Olta Gixhari.

Gazetari është në nominim së bashku me Luizin dhe Kiarën, teksa mbrëmjen e sotme ai ka deklaruar se do të dalë nga shtëpia me vendimin e tij lirë, pasi nuk dëshiron që të ndajë një çift siç në fakt ka dashur të bëjë Olta Gixhari.

“Kam një lajm të gëzuar. Dua t’i bëj një surprizë një prej vajzave kërtu që nëse largohet do e dëmtoj shtëpinë. Meqë Olta e nisi mëkatin unë nuk dua ta aderoj. Nuk ka rëndësi nëse unë largohem apo qëndroj deklaroj me vullnet të plotë që unë do të largohem nga kjo shtëpi.

Unë dua Kiarën në shtëpi sepse Kiara i duhet jo vetëm marrëdhënies po një shtëpi pa Kiarën do degradonte në sjelljen e lojtarëve. Arbana kur ta shihni të nevojshme më thuaj të takohem me banorët. Unë këtë surprizë dua t’ja bëj Kiarës sepse i duhet dhe pak kohë Luizit që kur ajo të dal në një moment tjetër Luizi të jetë i fortë.”- tha Bledi Mane.