Ofendimet dhe epitetet kanë qenë kryefjalë e çdo debati mes Luizit dhe Armaldos përgjatë gjithë javës. Banorët nuk u besojnë më atyre, pasi një ditë debatojnë rëndë dhe ditën tjetër përqafohen.Debati u diskutua edhe në spektaklin e sotëm, ku Bledi e cilësoi Armaldon “pervers”.
Luizi: Ma gjej një person që nuk ka bërë batuta me mua. Unë nuk jam humorist i madh si Tani, që të qeshin banorët e mua. Kur i kam thënë ato fjalë Deas, i kam kërkuar falje publikisht. Këtij zotërisë tjetër këtu, i kam thënë sa i pëlqyeshëm është ky këtu. Sipas tij, unë e paskam fyer, ky nuk paska fytyrë të dalë jashtë…Për mua është e gabuar kjo mënyrë që Armaldo ka nisur të luajë.
Armaldo: Për mua nuk ka fyerje më të rëndë, që kur e ndy qeleshen kur e vë. Nuk ka ofendim më të rëndë. Unë me atë qeleshe kam përfaqësuar Shqipërinë. Unë u preka shumë pas asaj fjale. Ajo qeleshe tregon shumë.
Luizi: Unë i thash që atë qeleshe e kan mbajt burra në kokë. Dhe janë të paktë ata që e mbajnë.
Tani: Problemi është shumë i madh për të folur, sepse ka shumë protagonistë. Unë e kam përjetuar vetë bullizmin, kur kam qenë i vogël. Unë kam humor, kam rrit tre fëmijë me humor. Nuk ka pasur asgjë personale, thjesht jam mundur ta respektoj.
Bledi: Armaldo është pervers nga natyra. Maestro është kartë e djegur.
Armaldo: Vazhdo fol, vazhdo.
Dea: Luizi i teston banorët për të parë sesa do mbajnë. Armaldo ka treguar dobësi. Ai gjithmonë ka bërë një sy qorr, por ka të drejtën të vendosë se kur kjo situatë do mbarojë. Ai vërtetë e ka humbur besimin e të gjithëve këtu, ama mund t’ja japim një shana të fundit për të parë nëse e ka vërtetë këtë herë.
Arbër: Disa herë nga kjo studio, jam menduar ta pyes Armaldon se cilat janë limitet e tij. Unë e kuptoj fjalën lojë, por nuk e kuptoj se deri ku, shkon loja e tij. Mua më vë në diskutim ecurinë e lojës që ai po bën. A do jetë i aftë ky, të vë disa barriera? Pas 60 ditësh kujtohet, se më parë tha se pa Luizin nuk ka Big Brother. Jam dakord me Dean, ai ka treguar dobësi dhe nuk ka më njeri besim te ai.