Lajme

Blendi Fevziu zbulon kush janë tre njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:11 / 14 February 2025

Gazetari Blendi Fevziu teksa po fliste për hetimet e SPAK, ka zbuluar emrat e tre njerëzve më të fuqishëm në Shqipëri.

Fevziu tha se Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës janë 3 njerëzit më me pushtet në vend.

Pjesë nga intervista në emisionin “Opinion”:

Sali Berisha: Altin Dumani asnjë vlerë nuk ka. Altin Dumani ka të drejtë se çfarë vendos, prokurori i SPAK as që e pyet fare Altin Dumanin. Dumani ka 2 mundësi, të marrë vetë çështjet, ose të japë mendimet, t’i dërgojë në gjykatë mendimet e tij. Altin Dumani nuk dha asnjë mendim për djegësin e Tiranës. 13 herë citon Ahmetajn për djegësin e Tiranës dhe nuk dha asnjë fjalë të vetme për Veliajn. A dëgjove se djall u bë Ols Dado dhe i lavdëruar u bë Altin Dumani?

Blendi Fevziu: 3 janë njerëzit më të fuqishëm në vend. I kërkoj falje Presidentit të Republikës, por 3 janë: Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës.