Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar vonesën e Lëvizjes Vetëvendosje në publikimin e listës së kandidatëve për deputetë.
Gashi ka thënë se VV po e përdor një strategji për të marrë hapësirë politike, por ka mohuar se në këtë parti mund të ketë probleme të brendshme.
“Fakti që kanë zgjedh që të mos dalin publike me lista jo domosdo nuk nënkupton që kanë probleme”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Teksa ka thënë se votuesit i intereson lideri, Gashi e ka cilësuar këtë periudhë si “epoka e Albin Kurtit”.
“Na e kem pa që natyra e votuesit kosovar është natyrë e cila jo domosdo kapet mas programi të mirë, por kapet te aura, karizma dhe figura e një lideri. Në këtë rast për lider politik, kjo është epoka e Albin Kurtit dhe koha e Albin Kurtit”, ka thënë Gashi.