Lajme

Blerim Latifi: Secili po tutet me u ba kryeministër

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:54 / 13 March 2025

Analisti Blerim Latifi tha se askush nuk “është entuziast” me u ulë në karrigen e kryeministrit, sepse “e paramendojnë” se mund të vihen në pozicionin e Zelenskyt përballë presidentit Trump.

Sipas tij, liderët po frikësohen me marrë përgjegjësitë.

“Tash secili po tutet me marrë përgjegjësi, po tutet me u ulë në karrigen e kryeministrit se po e përfytyron vetën që mundet me i ndodhë qysh i ka ndodhë atij zotërisë të Ukrainës. Secili që mendon me u ulë aty, e di se kur të ulet në qat tavolinë i ka përpara do sene të rënda që duhet me i nënshkru dhe mi kry. E në këtë vend na jemi mësu që punët e rënda me na kry të tjerët, ambasadat, Qeveri Amerikane, Perëndimi etj., e na veç me shiju komoditetin e të qenurit bartës të një funksioni publik”, tha Latifi në Pressing, transmeton Express.

“Është koha që duhet me marrë përgjegjësi për punët që i përshkruhen postit që e ke marrë”, shtoi ai.